Rikthim në Superiore! U ftuan nga Reja, dy lojtarët e Kombëtares bëjnë lëvizjen surprizë!

Ende s’është çelur merkato e janarit, megjithatë te bardheblute e Tiranes kanë nisur të mendojnë për afrimet e reja në skuadër.

Burime të besueshme bëjnë me dije për Newsport.al që Gentian Selmani dhe Kristal Abazaj janë dy emrat e projektuar për kampionët e Shqipërisë. Ish-portieri i Laçit po mendon rikthimin në vendin tonë.

Në këto kushte, Tirana është destinacioni i “gardianit” që shpesh herë është ftuar nga Kombëtarja jonë. E ndërsa transferimi i Selmanit duket më i thjeshtë në kryeqytet, e njëjta gjë s’mund të thuhet për Kristal Abazajn.

Sulmuesi anësor është dëshirë e hershme e drejtuesve bardheblu. Gjithashtu nga ana tjetër edhe vetë elbasanasi dëshiron të rikthehet edhe një herë në Superiore.

Por, kontrata me Instanbulusporin e mban të lidhur. Nëse klubi turk do ta lërë të lirë, me gjasë Abazaj do të vishet bardheblu në merkaton e janarit.

Pritet me interes të shihet se çdo të ndodhë, teksa organika e kampionëve pasurohet ndjeshëm nëse në janar do të finalizohet me sukses ky operacion “dysh”. /Burimi: Newsport.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *