Del VIDEO! Ja si i motivon Reja lojtarët: Shkoni flini gjumë tani

Shqipëria do të përballet nesër në një ndeshje miqësore me Armeninë në “Air Albania”. Kjo do të jetë ndeshja e fundit e kombëtares për vitin 2022.

Në prag të sfidës, trajneri Edi Reja ka mbajtur sot një fjalim përpara lojtarëve të grumbulluar. “Panorama Sport” ka arritur të sigurojë një video nga fjalimi i teknikut italian përpara futbollistëve. Reja i ka kërkuar ekipit që ta mbyllin me fitore vitin 2022. Ndërsa në fund të videos, dëgjohet teksa iu thotë që të shkojnë të flenë për të qenë gati për ndeshjen.SHIH VIDEON

Në prag të ndeshjes miqësore të Shqipërisë ditën e nesërme ndaj Armenisë, në orën 17:30, në stadiumin “AIR Albania”, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Kombëtares shqiptare, Edi Reja, i cili ka analizuar këtë sfidë.

“E kemi thënë shpesh si është situata e kontratës. Unë nuk kam probleme. Sa i përket rritjes së kësaj Kombëtareje, ka qenë rritje konstante. Mendoj se kam bërë një punë të mirë, por nuk më takon mua të gjykoj. Ky është një diskutim për mediat e presidentin se është ai që bën konkluzionet.

Mendoj se është bërë mirë, duhet vetëm të fshijmë vetëm periudhën e fundit, me Izraelin e Islandën kishte pritshmëri për ndonjë rezultat më shumë. Më vjen keq, ka pasur edhe episode. Nëse do të hiqnim kohët shtesë, mund të ishim në kryesim se aty pësuam gol. Më vjen keq për djemtë e të gjithë. Kjo është situata.

Unë ndjej se mund të vazhdoj, por nuk më takon mua të jap vlerësimin, Tani po punojmë me të rinjtë, po afrojmë disa, po shoh lojtarët e kampionatit shqiptar dhe do të mundohem të aktivizoj ndonjë, se kanë treguar se mund të jenë pjesë, por janë të rinj. Do t’i shohim e vlerwsojmë hap pas hapi me kalimin e kohës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *