CM | Ziyech do Milanin dhe ka vetëm një “kartvizitë” të fundit për të bindur kuqezinjtë!

Hakim Ziyech u bë nje nga titujt kryesorë mbrëmë pasi shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga mesfusha e tij ne miqesore për të befasuar portierin e Gjeorgjisë Mamardashvili dhe ai dëshiron të vazhdojë të impresionojë me të ardhmen e tij të pasigurt.

Sipas Calciomercato.com, Ziyech është shumë i motivuar për të pasur një Botëror të mrekullueshëm dhe për të lënë pas dy vitet e fundit te Chelsea, duke qenë se ai ka pasur shumë pak kohë për të luajtur në fushë pavarësisht ndryshimeve te trajnerit.

Flirtimi mes Ziyech dhe Milan ka vazhduar që nga vera e kaluar, me Paolo Maldini dhe Ricky Massara që janë përpjekur ta sjellin atë te kuqezinjtë në disa raste duke pasur parasysh admirimin e tyre për lojtarin.

Calciomercato shkruan: “Drejtuesit kuqezi nuk e kanë mbyllur plotësisht derën për janarin, pasi edhe pse në janar nuk priten lëvizje në repartin e djathtë, një përjashtim mund të bëhet për Ziyech. Kjo sepse me shume mundesi ne rast te ndonje oferte si duhet, edhe Messias mund te pershendesë (Monza e interesuar?!)

Dera mund të hapet më tej nëse marokeni do të bënte përshtypje në Kupën e Botës, me 29-vjeçarin që shpreson t’i sigurojë vetes një të ardhme më të ndritur. Pra, sy dhe veshe te Katar 2022 aty ku Ziyech ka shansin e fundit per te treguar dicka.

Sepse ne rast se zhgenjimi do te vazhdonte, atehere ne janar ka shume mundesi qe te mos levize serish nga Londra dhe te qendroje deri ne fund te sezonit te pakten”. Ziyech kerkon kontraten e fundit te madhe te karrieres per 3 vitet e ardhshme ndaj do te duhet te jape me te miren pikerisht tani…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *