CDS | Në janar Milani duhet të përballet me një vendim të rëndësishëm! Ka vetëm një rrugë…

Milani do të duhet të përballet me nje vendim te rendesishem në skuadër në janar. Synimi është të largohen dhe t’i gjendet sistemin atyre futbollisteve qe nuk gjejne hapesira dhe qe me se shumti shkojne drejt merzise se pergjithshme dhe nuk ndihmojne dot me humorin e tyre nje grup te kolauduar edhe pse publikisht nuk kane aneksa…

Mes tyre jane dy elemente sidomos – duke perjashtuar Bakayoko qe eshte i ikur tashm dhe vendimi i eshte paraqitur prej kohesh nga drejtuesit ne takimin qe paten ne Casa Milan disa kohe me pare. Po flasim per Yacine Adli dhe Ballo-Toure. I ardhur nga Bordeaux, deri tani vetem 114 minuta ne total per Adli, qe ka hyre ne nje tunel nga i cili nuk duket drite aspak…

Menyra e tij e pershtatjes ne ate qe po kerkon trajneri duket ende e ngadalte, por jo cilesisht dhe teknikisht, por taktikisht. Kujtojme se sa te rendesishme e ka kete aspekt Pioli duke ditur se sivjet nuk ka nje Kessie qe mbyll aksionet dhe se nuk mund te lere mesfushen e tij ne gojen e “peshkaqenit” – kundershtarit ne kete rast!

Adli ka nevoje per vazhdimesi, besim, por sidomos ka nevoje te gaboje qe te rritet dhe duhet ta beje pa presionin e 75 mije shikuesve ne San Siro apo sidomos kur ndeshjet jane ne ekuiliber… Ka disa oferta ne drejtim te tij si nga Bundesliga ashtu edhe Ligue 1 por drejtuesit do te kishin deshire qe nese meret parasysh huazimi “i thate” – pra pa mundesi blerje – te ndodhe ne Serie A!

Milani deshiron qe te ndjeke modelin anglez per huazimet: nje lojtar duhet te rritet ne kampionatin ku luan skuadra qe e ka ne pronesi dhe jo ne nje futboll tjeter dhe kampionat ndryshe nga Serie A. Keshtu, per Adli mund te hapen dyert e huazimit ne Serie A te ekipet e mesit te renditjes ose te ato te dores se trete.

Me e lehte me ato te dores se trete, duke ditur se ekipet e mesit nuk e kane me aq qejf te rrisin dike qe me pas do ta kthejne serish te ekipi i Milanit (kujtojme polemikat e Torinos me Pobega nga trajneri Juric) Sot Adli ka nje vlere 8 mln euro dhe Milani nuk mund ta shese per kete shifer sepse ka besim se ajo do te trefifshohet ne te ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *