Botërori “i pazakontë” i vëllezërve Hernandez! Konkurrojnë njëri-tjetrin. Lucas: “Sa krenari, por do isha i lumtur edhe sikur…”

Mbrojtësi i Bayern Munichut, Lucas Hernandez, ka thënë se është e pabesueshme të luash në një Botëror me vëllain, mbrojtësin e Milanit, Theo Hernandez. Duke folur gjatë një konference për shtyp të premten, Hernandez foli me krenari për paraqitjen në turneun në Katar me yllin kuqezi.

Dy vellezerit janë thirrur nga Didier Deschamps për Botërorin 2022 dhe duket se trajneri do t’i bëjë ata të konkurrojnë për pozicionin e mbrojtësit të majtë në skuadër. Lucas përdoret më shpesh si pjesë e një treshe mbrojtëse, por lëndimet kanë bërë që Deschamps të kalojë në një mbrojtje me katër lojtarë për këtë turne.

Kjo sugjeron që vëllezërit Hernandez do të luftojnë në stërvitje për të filluar ndeshjet nga minuta e pare dhe mund të mos arrijnë të jenë së bashku në fushë. Pavarësisht konkurrencës mes dy vellezerve, mbrojtësi i Bayern Munichut foli me krenari për situatën.

“Kohët e fundit kam luajtur në qendër, por ndihem shumë rehat edhe në të majtë. Ju mund të jeni të sigurt, unë do të jap gjithçka”, tha ai. “Të jem në gjendje të luaj një Botëror me vëllain tim është e pabesueshme, kjo më bën krenar.

Ende nuk mund ta besoj, do të jemi bashkë në Katar dhe do të argëtohemi. Do të isha krenar të luaja, por do të isha edhe më i lumtur nëse do të luante edhe im vella Theo qe gjithashtu ka zhvilluar super sezon dhe rritje te pabesueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *