Artan Hoxha tregon si e mbajtën pé ng Peter Olaynikan në Shqipëri

I ftuar në emisionin Opinion, gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të bujshme për botën e futbollit shqiptar.

Gjatë fjalës së tij gazetari Hoxha, ka përmendur faktin që ekipi i Bylis ka mbajtur p eng pasaportën e sulmuesit Peter Olayinka, asokohe 19 vjeç.

Olayinka u transferua në radhët e Skënderbeut për vlerën e 30 mijë eurove (sipas Transfermarkt). Korçarët pas 2 sezonesh arritën ta transferonin në radhët e belgëve të Gent, për shifrën rekord 1.1 milionë euro.

27 vjeçari nga Nigeria po kalon një formë të mirë me ekipin e Slavia Prague, ku regjistron 22 ndeshje dhe 10 gola në këtë sezon. Vlera aktuale e Peter Olayinka sipas Transfermarkt është 6.5 milionë euro.

“Kur pashë për herë të parë tifozët e Slavia-s, thashë,’ woë!’ Atmosferë e veçantë! Më pëlqen të mbështes Slavian edhe nëse ekipi nuk ecën mirë, gjë të cilën as që nuk e mendojmë.

Ky është një motivim i madh për një lojtar. Është një klub që e kam gjithmonë patur zili si kundërshtar”, fjalët e para të Olayinka kur u transferua te Slavia Pragës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *