Sot u bënë 8 vjet nga ikja e tij! Shoku i ngushtë kujton Dr. Florin me vargjet e ndjera

Sot bëhen plot 8 vite nga vdekja e këngëtarit të njohur, Dr. Flori. Roland Hysi ka kujtuar sot mikun e tij të ndjerë me anë të disa vargjeve të shkruara nga ai dhe anëtari tjetër i grupit “West Side Family” Amir Shahini.

Postimi i plotë i Landit: 8 vjet… 8 miliardë… Jeta shkon… Kujtimi yt mbetet. Për këngën paskam qenë në një mendje me Xhikun. Jeta shkon! Dr. Flori

Jeta shkon, jeta shkon, Kështu ka qenë e kështu do të jetë gjithmonë, Yea yea yea yea hahahahahahaha Jeta shkon! Dua të them vetëm se: “Jeta shkon!”

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton, E sa herë dhimbja më ikën, se gëzimi m’a largon, Se suksesi me dështimin bashkë të dy jetojnë, Në çdo kohë ndodh kështu dua të them se jeta shkon. (2 herë)

Kur marr fletoren e shkruaj për jetën po mendoj, Sa e ç mendur me pasione koha që jetoj, Me suksese, dhimbje, ndjenja që si peisazh më shfaqen tani

Gjithë bota është për njerëzit çdo njeri ka botën e tij, Më kalonin para sysh njerëzit që m’u larguan. E fatet tona bashkë nisën e u shkatërruan

Se disa ngelën në vend e disa u harruan, Disa hipën shumë lart dhe për të kaluarën s’u kujtuan, Jeta prapë më shfaqet në çdo çast në çdo hapa, Qëndrova për një çast, e ktheva kokën mbrapa

Pashë njerëz në udhëkryq që kalonin në rrugën time, Më sillnin si lajmëtarë mua brenga dhe gëzime, Qeshja, qaja, u mërzisja, u gëzoja, për një çast humbisja pastaj sërish jetoja, Prapë në këtë rrugë që s’e di ku po më çon, veç një gjë besoj e di, e di që jeta shkon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *