Një vajzë është ulur buzë taracës së një universiteti privat në qendër të Tiranës, duke a larm uar qytetarët e shumtë që kalojnë në këtë zonë.
Duke nisur dhe nga orari që ka ndodhur ngjarja, zona aty është shumë e frekunetuar dhe lëvizjet janë të shumta, ndaj është e pamundur të shpëtojë një skenë e tillë.
Në fakt bëhet fjalë për studentë të universitetit privat, që kalojnë kohën e lirë në tarracën e godinës. Studentja qëndron e ulur duke mbajtur të dyja këmbët jashtë tarracës, ndonëse duket shpërfillëse ndaj rr ezikut që i kanoset.
Qytetarët shprehen se këto skena janë bërë thuajse të zakonshme në këtë Universitet. Nuk është hera e parë që studentët e universitetit në fjalë pushojnë në bordurën buzë taracës, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve dhe shoferëve të shumtë në rrugën përballë.
Sigurisht që nuk ka asgjë të keqe të dalësh e të pushosh dhe të rrish mënjanë turmës, por mirë është të mos bësh shaka me veten dhe të zgjedhësh cepe të tilla.
E keqja thotë populli bëhet në cast, ndaj dhe frika dhe reagimi shqetësues i qytetarëve është mëse i drejtë, edhe pse vajza e ka bërë pa dashje këtë gjë.