Shqipëri-Itali, interes të paparë te vendi fqinj! Zbulohet sa milionë italianë e ndoqën këtë ndeshje

Miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë ka qenë një nga eventet më të ndjekura në mbrëmjen e 16 nëntorit. Në Shqipëri ky takim zgjoi interesin e shumë tifozëve diçka që u reflektua edhe nga shitja e të gjitha bilatave në “Air Alabania”.

Por interesi duket se ka qenë i lartë edhe në anën tjetër të Adriatikut. Ka qenë vetë Rai, mbajtës i të drejtave televizive të përfaqësueses italiane, që lajmëroi se kishre fituar bindshëm sfidën e shikueshmërisë me konkurencën sa i përket audiencës.

Mësohet se miqësorja mes Shqipërisë dhe Italisë ka mbajtur përpara ekranit, në “Rai 1”, plot 4.412.000 italianë. Mediat italiane, sigurisht që kanë vlerësuar përfaqësuesen e vendit të tyre për atë paraqitje të bërë në “Air Albania” përballë Shqipërisë, të kurorëzuar me një fitore 3-1. Porn ë të njëjtën kohë nuk ka munguar dhe një vlerësim për lojtarët kuqezinjtë, duke evidentuar të dyja anët e medaljes.

Berisha 6 – Portieri kuqezi u dallua për disa pritje në çdo pjesë loje, ndërsa nuk ka shumë përgjegjësi për tre golat e Italisë.

Ismajli 6.5 – Më bindësi i mbrojtjes kuqezi, si në zonën e tij ashtu edhe në atë kundërshtare, siç e dëshmon dhe goli i shënuar. Nga minuta e 71-të A.Bajrami 6 – Fund i mirë i ndeshjes, në të cilën Italia sulmon më me pak vrullshëm dhe për shkak të avantazhit të dyfishtë.

Kumbulla 5.5 – Pjesa e parë me dritëhijeve për qendërmbrojtësin e Romës, sepse disa mbyllje të mira kundërpeshohen nga goli i dytë i të kaltërve ku gabon.

Mihaj 6 – I pozicionuar mirë në zonën e tij, duke penguar në disa rrethana të kaltërit të arrijnë tek goditja. Hysaj 6 – Mendon pothuajse ekskluzivisht për fazën mbrojtëse gjatë pjesës së parë, ndërsa pas intervalit del përpara me disa krosime ftuese për sulmuesit.

Abrashi 5.5 – Një paraqitje anonime nga mesfushori, i cili rrallëherë shihet në fazën sulmuese dhe që nuk shkëlqen as në kontroll. Nga 77′ Ramadani pa notë.

Bare 6 – Paraqitje e mirë në mesin e fushës që ndonjëherë edhe me ndërhyrje në limite ndalon ndonjë veprim të të kaltërve. Nga minuta e 87-të, Laçi pa notë.

Lenjani 6 – Ndeshje me dy fytyra për krahun e majtë, në hije në fillim dhe më pas shumë iniciativë në pjesën e dytë të lojës. Madje iu afrua golit, po të mos ishte ndërhyrja e Bonuccit në vijë.

N.Bajrami 6.5 – Në pjesën e parë, mesfushori sulmues i Empolit ka meritën që i servir Ismajlit topin për të shënuar 1-0 nga gjuajtja e lirë. Në përgjithësi, një nga më të mirët në kombëtaren e Rejës. Nga 71’ Asllani 6 – I jep freski dhe cilësi mesfushës kuqezi në pjesën e fundit të ndeshjes.

Broja 6 – Lëviz kudo në frontin ofensiv, duke luftuar për të gjithë topat dhe duke fituar goditjen e lirë nga e cila erdhi goli i Ismajlit. Nuk kishte mundësi të mëdha për të shqetësuar Meret. Nga e 50′ Roshi 6 – Hyn në fushë me qëndrim të mirë, ka menjëherë një mundësi të mirë, rriti rrezikun sulmues të Shqipërisë.

Uzuni 6 – Në pjesën e parë ishte në hije në repartin ofensiv. Shumë më aktiv në pjesën e dytë, ku krijoi më shumë se një shqetësim për mbrojtjen e kaltër. Nga 87′ Skuka.

Edy Reja 6 – Në fushë me një Shqipëri të vrullshme, e cila merr drejtimin dhe ndalet nga disa rrethana. Sigurisht një test i mirë për ekipin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *