“Maldini dhe Theo modelet mia!” Ish-lojtari i Juventusit nuk fshihet

Sekreti i Theos ishte qe kishte “babain e tij” jo natyror, Paolo Maldinin, njeriun qe e mori ne Spanje dhe e solli ne Itali duke e rritur dhe duke i dhene ate fryme e mentalitet per tu bere nje kampion. Sot Theo eshte rritur nga cdo pikepamje dhe sigurisht eshte ende ne mes te rrugetimit te tij…

Theo edhe pse ende i ri eshte kthyer ne model per shume futbolliste qe bejne ate rol. Mes tyre edhe nje qe ne Serie A ka luajtur dhe sot eshte ne huazim ne Bundesliga.

Në mikrofonat e Tuttosport, ish-lojtari i Juventusit, Luca Pellegrini qe sot luan te Frankfurt ne Gjermani, ka shpalosur modelet e tij në rolin e mbrojtësit të krahut. Mes tyre janë edhe dy te Milanit.

“Si fëmijë idhulli im ishte Paolo Maldini i Milanit! Pastaj fillova të admiroj edhe lojtarë të tjerë në të njëjtin pozicion tim, si Marcelo apo Gareth Bale kur ai luante në atë pozicion në kohën e Tottenham. Ndër lojtarët më të fundit, ata që unë i vlerësoj shumë dhe i shoh si mbrojtës të krahut janë Theo Hernandez i Milan dhe Alphonso Davies nga Bayern Munich.”

Prandaj, vetëm fjalë të mjaltit të referuara nga Luca Pellegrini për një legjendë të Milanit si Paolo Maldini, idhulli absolut i një brezi të tërë mbrojtësish italianë (dhe jo vetëm), por edhe për krahun e majtë aktual të klubit kuqezi, Theo Hernandez, i njohur gjithnjë e më shumë mes interpretuesit më të mirë evropianë në atë rol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *