Ilir Daja i nxorri në pah aftësitë e mëdha, yllin e Ballkanit e kërkon Nice

Sulmuesi Ermal Krasniqi, po kalon një sezon fantastik te skudra e Ballkanit. Ai ka bërë paraqitje të mira me kampionin aktual të Kosovës, në kualifikimet për Champions League, dhe në Conference League, shkruan IndeksOnline.

Paraqitjet e tij të mira kanë rënë në sy edhe nga skuadra të ndryshme evropiane. Së fundi klubi francez, Nice, po kërkon transferimin e Ermal Krasniqit. Kështu ka njoftuar gazetari i njohur kosovar, Arlind Sadiku.

Nderkohe Kosova U21 po vazhdon përgatitjet në kuadër të kampit tetëditor në Antalia të Turqisë. Sot, të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit e kanë zhvilluar një ndeshje testuese, me skuadrën e Superligës së Arabisë Saudite, Al-Adalah FC, e cila u mbyll baras 1-1.

Golin për Dardanët U21 e realizoi Ardit Tahiri në pjesën e dytë. Kosova e dominoi lojën, por shpërdoroi shumë raste para portës kundërshtare, teksa skuadra saudite i barazoi shifrat në fund të ndeshjes.

Referimi nën nivel i la hije të keqe kësaj ndeshjeje, gjë që shkaktojë pakënaqësi të madhe tek futbollistët tanë në shumë raste.

Sidoqoftë, përzgjedhësi Afrim Tovërlani i aktivizoi të gjithë lojtarët në këtë ndeshje dhe pati mundësi ta shohë formën e secilit prej tyre.Kosova U21 do të vazhdojë në ditët e ardhshme me stërvitje, teksa është planifikuar edhe një ndeshje tjetër testuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *