Olivier Giroud, i thirrur nga kombëtarja franceze për Botërorin e Katarit pas paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e kuqezinjve, ka dhënë një intervistë të gjatë për France TV Sport e fokusuar pikërisht tek thirrja. “Si shkoj në Kupën e Botës? Me humorin e një lojtari që me siguri do të luajë për herë të fundit këtë kompeticion ndërkombëtar.
Jam shumë i ngarkuar emocionalisht, sikur të ishte hera e parë. Unë dua të shijoj çdo moment. Dhe, sigurisht, ne jemi të etur për të mbrojtur titullin tonë. Të gjithë e dimë rëndësinë e një Botërori. Është një tjetër mundësi e shkëlqyer për të mbrojtur ngjyrat e vendit tuaj”.
“Në jetë, siç thonë ata, asgjë nuk të jepet. Duhet të shkoni të merrni atë që dëshironi. Doja të mos mbyllja faqen me Francën pas dështimit të Europianit në 2021. Pra, jam shumë krenar. Shpresoj të përfundoj mirë… Duhet të besojmë gjithmonë në të.
Isha i zhgënjyer që nuk u thirra pas Kampionatit Evropian dhe kjo më kishte dhënë edhe më shumë dëshirën dhe motivimin për t’u rikthyer në veshjen e fanellës së kombëtares”.
“Deschamps me ka telefonuar për një kohë të gjatë? Po, por ai nuk më bëri të ditur. Më njoftoi tre orë para njoftimit zyrtar. Unë jam i sinqertë. Shpresoj të mos më thote pse duhet ta tregoja. Ai donte të fliste me mua shpejt dhe më njoftoi se do të më çonte në Katar”.
“Jo, nuk u kam bërë asnjë premtim fëmijëve të mi, por u thashë se do të shihemi shumë shpejt sepse do të organizoja diçka me gjithë familjen time”.
Giroud komenton rekordin dhe mundësinë për të qenë titullar “Rekordi? Dy për ta barazuar dhe tre për ta tejkaluar. Do të ishte mekat të ndalesha në dy. Por duke folur seriozisht, tashmë është një nder të jesh në vendin e dytë pas Titi Henry-t”.
“Nuk do e filloj si titullar? Po, por ju kurrë nuk e dini. Në çdo rast, trajneri do të ketë nevojë për të gjithë gjatë këtij Botërori dhe kur të më thërrasë do të sigurohem që të jem gati të përgjigjem tani dhe të përpiqem të jem vendimtar për ekipin”.
UDHËHEQI I FRANCËS – “Paul Pogba do t’i mungojë shumë, si Kante apo Kimpembe. Paul zë shumë vend në këtë Francë me personalitetin e tij, por jam i bindur se ka liderë të tjerë të rinj që mund të dalin. Edhe unë do të luaj rolin tim si vëlla i madh për të vegjlit do të mundohem të jem i disponueshëm për ta dhe të flas kur të jetë e nevojshme”.
NË FORMËN MË TË MIRË TË JETËS? – “Nuk e di formën time më të mirë, në të kaluarën kam shenuar gjithashtu alla Zlatan Ibrahimovic, më pëlqejnë golat akrobatikë. Ndihem mirë fizikisht, në lojë, në klubin tim dhe në kombëtaren franceze. Është një periudhë shkëlqimi. Për mua është një dhuratë të ndihesh kështu në moshën 36-vjeçare.”