GDS | Takime në Casa Milan, rastet Kalulu dhe Dest! Milani pret dhuratën e radhës nga agjencia e njohur

Milani do t’i kishte drejtuar sytë te një tjetër futbollist francez, jo një risi nëse shikojmë trendin e viteve të fundit. Objektivi i fundit ne rend kronologjik quhet Houssem Aouar, mesfushori i Lyon i lindur në vitin 1998 – pikerisht ne vitin kur Franca e tij u shpall kampione e Botes per te paren here – i cili ka nje kontrate qe skadon verën e ardhshme dhe që nuk ka dhënë shumë siguri për dëshirën e tij për të vazhduar me OL.

Siç raportohet nga Gazzetta dello Sport mëngjesin e sotëm, një nga arsyet pse drejtuesit e kuqezinjve do të kishin vënë syrin te mesfushori francez do të ishte pikërisht skadimi i kontratës së tij me Lyon në qershorin e ardhshëm, gjë që mund të çojë në diskutime edhe për këtë janar.

Në çdo rast, për klubin kuqezi mund të jetë një mundësi: në janar shifrat do të ishin me te përmbajtura, në qershor lojtari do të mbërrinte në një transfertë të lirë. Përveç kësaj, agjentët e Aouar janë takuar shpesh në javët e fundit në Casa Milan: ata janë në fakt që mbikëqyrën rinovimin e Pierre Kalulu dhe janë ata që sollën Sergino Dest në Milanello me një marrëveshje të minutës së fundit gushtin e kaluar.

Po flasim per Stellar Group! Aouar ka luajtur me Lyon që kur ishte 11 vjeç dhe mund të dëshirojë të vendosë të provoje në një përvojë të re për herë të parë. Për më tepër, prania e lojtarëve francezë dhe frëngjishtfolës te kuqezinjtë është vërtet masive, një tjetër element që duhet marrë gjithmonë në konsideratë.

Houssem Aouar do të ishte profili ideal për të përforcuar një mesfushë pa Franck Kessie dhe i cili këtë sezon, pas Sandro Tonalit dhe Ismael Bennacer, ka pasur pak për të ofruar. Tommaso Pobega është rezerva më e akredituar, por ka karakteristika shumë specifike, pavarësisht se ka performuar mirë muajt e fundit.

Vranckx ende nuk është rritur si dhe përshtatja e Adli eshte e ngadalte. Rade Krunic është një xhol gjithmonë shumë i dobishëm, i cili megjithatë përdoret më së shumti i avancuar. Aouar ka karakteristika që e bëjnë atë paksa një përzierje e Tonalit dhe Bennacer, kështu që ai mund të hyjë lehtësisht në rotacione me dy mesfushorët startues të Milanit aktual.

Sigurisht që do të ishte një fuqizim i rëndësishem duke pasur parasysh përvojën e mirë, veçanërisht në fushën evropiane, që Aouar ka fituar tashmë në Lyon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *