Janari po afron dhe bashkë me të edhe rikthimi i Zlatan Ibrahimovic në fushë. Kampioni suedez kishte vendosur si objektiv vitin 2023 që nga dita pas operacionit në gju në maj. Tani, në moshën 41-vjeçare, Ibra ëndërron të rikthehet në fushë me Milanin për ta ndihmuar në garën e tij drejt arritjes se Napolit dhe në ëndrrën e tij për Champions League.
Dubai – Sipas asaj që raportoi sot në mëngjes Corriere dello Sport, Zlatan Ibrahimovic do të niset me skuadrën për në Dubai në mes të dhjetorit. Skuadra e Piolit, qe nuk do te kete ata futbolliste që do të jenë ende të përfshirë në Kupën e Botës ose ata që në çdo rast do të jenë ende me pushime, do të jetë në Emiratet nga 11 deri më 20 dhjetor për të zhvilluar një kamp stërvitor në përgatitje për sezonin e ri.
View this post on Instagram
Suedezi do të jetë së bashku me shokët e tij të skuadrës dhe planifikon të rrisë ngarkesën e tij të punës që është fillimi i rrugëtimit të tij drejt rikthimit zyrtar në fushë. Hipotezat e rikthimit mund të jenë ose në mes të janarit, ndoshta me rastin e Superkupës së Italisë që do të luhet në Arabi kundër Interit, ose në fund të muajit janar, pak para derbit të fazes se dyte ne ligë.
Qëndrimi në Dubai sigurisht që do të na tregojë diçka më shumë. Për momentin, Ibra dëshiron vetëm të kthehet në fushë dhe në mënyrë ideale në kokën e tij ka vetëm dy objektiva në mendje: Napoli dhe Tottenham. Eksperienca dhe prania e tij e përditshme në dhomat e zhveshjes, si dhe kontributi i tij teknik në fushë, do të jenë vendimtare në ecurinë që Milani do të nisë nga janari e në vazhdim.
Ibrahimovit i pëlqejne objektivat e pamundura dhe i pëlqen ky Milan. Një tjetër provë e madhe do të jetë sfida vajtje-ardhje kundër Tottenhamit të Contes ne Champions League, e cila premton të jetë shumë e luftuar.
Zlatan gjithashtu e shikon me uri atë takim të dyfishtë: ai dëshiron të kthehet për të luajtur në Ligën e Kampionëve në moshën 41-vjeçare dhe ndoshta të shënojë një gol, gjithmonë me qëllimin e vetëm për të vazhduar Milanin. Dhe ai gol do te ishte historik ne kete kompeticion dhe sidomos ne nje ndeshje me eliminim dirket…
Globe Soccer Awards do të prezantohet në Dubai këtë mbrëmje, siç raportohet nga Gazzetta dello Sport. Transmetimi i drejtpërdrejtë do të fillojë në orën 17:00 me orën europiane dhe do të shpërblehen 18 kategori të ndryshme, të votuara nga më shumë se 30 milionë fansa online.
Milani do të përfaqësohet nga 4 kandidatë: Stefano Pioli në garë si trajneri më i mirë, Maldini dhe Massara si menaxherët më të mirë, Paolo Scaroni si presidenti më i mirë. Duke përfaqësuar Milanin, Zlatan Ibrahimovic do të jetë i pranishëm në terren së bashku me menaxherët Maldini dhe Massara.