Konfirmime të rëndësishme mund të mbërrijnë nesër për projektin e përbashkët të Milanit dhe Interit për stadiumin e ri. Në fakt, siç raporton edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport, në mesditë është planifikuar një takim me Bashkinë e Milanos në të cilin do të prezantohet raporti përfundimtar në lidhje me debatin publik për stadiumin e ri San Siro.
Prandaj, të dy klubet do të kenë mundësinë të dëgjojnë atë që doli nga dhjetë takimet e mëparshme dhe, mbi bazën e kësaj, të përgatiten për hapin tjetër në mënyrë që të marrin ok-in përfundimtar nga Bashkia sa më shpejt të jetë e mundur: objektivi është që të të fillojë projektin ekzekutiv që në janar 2023.
Të dy kompanitë nuk synojnë të vonojnë më tej udhërrëfyesin e tyre pasi, nëse ky miratim përfundimtar arrin, punimet në Katedralen e projektuar nga Populus mund të fillojnë që në vitin 2024. Më pas, mbyllja e shesheve të ndërtimit dhe inaugurimi zyrtar i stadimit do të pritet për sezonin 2027-2028.
Prandaj, hapat e ardhshëm janë të qartë: kalimi në San Siro-n e ri, në pronësi përfundimisht, brenda pesë viteve. Të ardhurat e pritshme, krahasuar me një shpenzim total prej rreth 1.3 miliardë euro, do të ishin afërsisht 40 milionë euro në vit për çdo klub.
Kohët janë të shkurtra dhe, siç rrëfeu edhe vetë kryebashkiaku i Milanos Beppe Sala, rreziku është që, nëse lindin pengesa të mëtejshme burokratike (para së gjithash, ajo që ka të bëjë me prishjen e San Siros aktuale) Milani dhe Interi mund të lëvizin projektin gjetkë.
Për shembull, në Sesto San Giovanni, një zonë ku Katedralja e re mund të ndërtohej më shpejt, e vizituar tashmë nga presidenti i ri i kuqezinjve Gerry Cardinale në shtator, para pranisë së tij të parë në tribunat e Meazza me rastin e derbit të fundit.