Tanët i zë gjumi, Italia përmbys rezultatin shpejt e shpejt (video)

25’ Gabim tjetër i kuqezinjve. Raspadori kalon me lehtësi Kumbullën dhe pason për Grifon i cili i vetëm çon topin në portën e Berishës. 1-2 shih videon

20′ Goooool! Rikthehet baraspesha në Air Albania, Italia na ndëshkon me Di Lorenzon që nuk fal nga fare pranë portësSHIH VIDEON

16’ – Gooooool. Ardian Ismajli ndëshkon Italinë. Pas një goditjeje dënimi, Bajrami hedh krosimin në zonë, aty ku Ismajli kërcen saktë dhe dërgon topin në trekëndësh. Një gol i gatuar dhe finalizuar nga dy lojtarë që luajnë te Empoli, ndez festën kuqezi në “Air AlbaniaSHIH GOLIN

Edi Reja ka zgjedhur titullarët e miqësores që Shqipëria luan sonte përballë Italisë në “Air Albania” (SuperSport 2). Trajneri italian i beson portën kapitenit Etrit Berisha, ndërsa treshja e qendrës së mbrojtjes formohet nga Ardian Ismajli, Marash Kumbulla dhe Enea Mihaj.

Nga krahët Ermir Lenjani dhe Elseid Hysaj, ndërkohë që në mesfushë rreshtohen Keidi Bare, Nedim Bajrami dhe Amir Abrashi. Në sulm dyshja Armando Broja dhe Myrto Uzuni, nga të cilët priten golat kuqezi.

Nga ana tjetër, trajneri i Italisë, Roberto Mancini nuk i kursen yjet teksa në fushën e Air Albania zbret Leonardo Bonucci me fashën e kapitenit, Marco Verrati dhe Sandro Tonali në mesfushë ndërsa në sulm Nicolo Zaniolo. Pjesë e 11-tëshes axurre janë edhe të rinj premtues si Bastoni, Di Marco, Di Lorenzo apo Raspadori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *