Frikë për Sandro Tonalin, pas një dëmtimi ne pamje te pare te rende në fundin e pjesës së parë të ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë: mesfushori i Milanit, i çekuilibruar pas kercimit me koke dhe pa gjetur uren e kundershtarit qe u zhvendos, bie vertikalisht në tokë, duke përplasur shpatullën dhe kokën.
Hyrja e barelës është e nevojshme për mesfushorin e Mancinit, i detyruar të zevendesohet me Samuele Ricci. Gjendja e tij u duk mjaft e rende dhe do te duhet qe te shihet ne vazhdim.
https://twitter.com/i/status/1592981207704571905
Miqesorja – Kombëtarja shqiptare sfidon sonte kampionët në fuqi të Europës, teksa tri ditë më vonë (19 nëntor) luan miqësoren e radhës në “Air Albania” kundër Armenisë. Kuqezinjte e Edi Rejes ne nje stadium te mbushur plot me 21 mije tifoze ne Air Albania Stadium, duan te tregojne vlerat e tyre…
Shqiperia ka kaluar ne avantazh me ane te Ismajlit. Nje krosim ne goditje denimi dhe top i forte aty ku mbrojtesi qe aktivizohet ne Serie A ka fluturuar dhe duket sikur ka kapur ashensorin duke goditur me koke dhe cuar topin aty ku Meret nuk mund te mberrije dot…
Italia ka barazuar shifrat direkt me ane te Di lorenzo. Kapiteni i Napolit ka perfituar nga krosim i bukur i Grifos dhe si nje sulmues zone ka devijuar ne rrjete teksa mbrojtja kuqezi eshte dukur totalisht e paperqendruar dhe Mihaj ka humbur futbollistin italian.
Italia ka vazhduar te sulmoje dhe duket se ka mare ne kontroll ndeshjen. Pasi Zaniolo me parabole ka tentuar te shenoje ndaj Berishas, duke gabuar, disa minuta me pas ishte sulmuesi i Freiburg Vincenzo Grifo ai qe ka gjetur golin e 1-2 me lehtesi te madhe. Permbysje per Italine.