Lidhur me momentin e Milanit qe e mbylli Serie A me 33 pike dhe duke vuajtur jo pak, Arrigo Sacchi shpjegoi në faqet e Gazzetta dello Sport se sa i rendesishem ishte ky pushim: “Milani mund të përfitojë nga ky pushim sepse kam parë shumë kuqezinjtë të lodhur dhe me gjuhën jashtë. Por Pioli do të duhet të jetë i mirë për të përfituar nga kjo periudhë.
Ai duhet te rizbuloje atë skuadër që i lejoi ata të fitonin Scudetton sezonin e kaluar. Milani duhet të kthehet për të luajtur me njëmbëdhjetë elementë në pozicion aktiv si kur sulmon ashtu edhe kur mbrohet. Tani, megjithatë, kur kundërshtarët e kanë topin, ai gjithmonë ka dy ose tre lojtarë që nuk marrin pjesë shumë.
Pioli do të përpiqet të korrigjojë këtë defekt për të rikrijuar atë grup kompakt dhe koheziv, të ngushtë dhe të shkurtër, që mund t’i garantojë presionin dhe shpejtësinë e ekzekutimit. Ai është një trajner inteligjent, ai di ku t’i vendosë duart dhe do ta beje. Duhet të shpresojmë që djemtë e tij do ta ndjekin me besim të verbër”.
Ritmi dhe shpejtesia, pikerisht ato qe Pioli kerkon dhe qe i njeh mire edhe Miroslav Klose, ish-sulmuesi i Lazios dhe trajneri aktual i Altach (skuadër austriake), qe dha një intervistë për Corriere della Sera, në të cilën ai foli kështu për Stefano Piolin, trajnerin e kuqezinvje qe e ka pasur edhe te Lazio.
“Kam bërë një javë praktikë prane Stefano Piolit. Te Lazio me të kishte intensitet të madh tashmë në stërvitje dhe mund ta shihnit në fushë siç mund ta shihni tani te Milani. Pioli perdor kete intensitet te cilit i duhet shtuar shpejtesia ne pasime, saktesia dhe sidomos prezenca fizike ne zonat nevralgjike te fushes. Per mua eshte trajner shume i pergatitur”.