Me Kupën e Botës në prag, ka kohë për t’u përgatitur më mirë për rikthimin në fushë në funksion të janarit, por edhe për tregun e ardhshëm të transferimeve dhe se si të forcohet skuadra në dispozicion të trajnerit Pioli.
Një nga rolet në të cilat drejtuesit e kuqezinjve do të donin të bënin ndryshime të mëdha është sulmi, duke marrë parasysh moshën e Olivier Giroud, vështirësitë e hasura deri më tani nga Divock Origi dhe pasigurinë për formën e Zlatan Ibrahimovic.
Prej disa kohësh, emrat që qarkullojnë më shumë te Milanello kanë qenë ata të Armando Broja, sulmuesit shqiptar i datelindjes 2001 dhe pjese e Chlesea dhe Mohammed Kudus, ganez i lindur në vitin 2000 dhe qe luan te Ajax.
Por ka dhe emra te tjere ne fokus dhe mes tyre eshte edhe Antonio Nusa i Brugge ku mund te behet nje operacion i stilit Adli duke e blere dhe lene huazim nje sezon ne Belgjike.
Por, fokusi i drejtuesve kuqezi eshte edhe ne Angli. Mes tyre duket të jetë edhe Benjamin Anthony Brereton Diaz, i quajtur më shpesh Brereton Diaz. Sipas raportimeve nga Tuttosport, në fakt, Maldini është duke hetuar për sulmuesin e ri të Blackburn.
Kiliani me nënshtetësi angleze, i lindur në 1999 dhe një sezon fantastik në kampionat vitin e kaluar, mund te jete nje okazion i madh per veren e ardhshme sepse i skadon kontrata. Ne gare sigurisht do te futen edhe klube te tjera duke qene se eshte ende 23 vjec.