NGA FRANCA | “Milan, pista shumë e nxehtë quhet Aouar. Situata”

Milani eshte gjithmone me nje sy nga Franca, aty ku vitet e fundit kane ardhur disa lojtare si Leao, Kalulu, Maignan dhe Adli, por duket se nuk ka perfunduar. Ne fakt, se shpejti objektivi i ri kuqezi mund te jete nje futbollist qe deri para 2 vitesh konsiderohej si nje nder me te talentuarit dhe madje kishte vlere 50 mln euro por pati nje renie te madhe…

Laurent Blanc ringjalli Houssem Aouar te Lyon. Në pesë ndeshjet e fundit të Ligue 1, futbollisti i kombëtares franceze është rikthyer si titullar pasi holandezi Bosz e kishte përjashtuar praktikisht. Por vetë Aouar ka një kontratë që skadon në qershor dhe në mesin e klubeve që e ndjekin nga afër lojtarin 24-vjeçar, raporton FootMercato, është edhe Milani, i cili vitet e fundit shpesh i është drejtuar Francës.

Milani është në shoqëri të mirë sepse ka shumë klube të tjera që po e ndjekin situatën me kujdes. Është Napoli, për shembull, si dhe tre spanjollë: Betis Sevilla, Sevilla dhe Real Sociedad. Dhe u fol edhe për Romën. Sipas sajtit francez dhe gazetarit Santi Aouna, megjithatë, kuqezinjtë do të kishin avantazhin.

Përveç cilësive të mesfushorit, pëlqehet fakti që nga janari do të jetë i lirë të negociojë me cdo klub tjeter sipas ligjit. Nga ana tjetër është Aouar që do të donte një klub ambicioz dhe Milani mund të ishte i duhuri. Aouar deshiron te ndjeje besimin dhe te kthehet ne nivelet e tij.

Nëse Milani me të vërtetë dëshiron të kapë lojtarin, do të duhet të ndërmarrë hapa konkretë për ta siguruar atë. Mund të ketë një tentativë që në janar, por është më e lehtë të punohet për merkaton e transferimeve të verës së ardhshme. Me Aouar, i cili, tani që ka gjetur pozicionin e tij fillestar, deshiron te mbylle sezonin sa me mire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *