Milan-Roma, Special One lëviz klubin e tij që ta çlirojë nga skualifikimi!

Pas kartonit te kuq te marre ne sfiden e fundit te Roma-s, Jose Mourinho, e ka pesuar me dy jave skualifikim dhe nuk do te jete ne sfidat Roma-Bologna dhe Milan-Roma qe do te jene te parat ne Serie A pasi te rifilloje kampionati ne 4 janar.

Një vendim, ky, që padyshim po shkakton aq shumë diskutime në klubin verdhekuq, aq sa nuk mund të përjashtohet një apel. Ne fakt, duhet theksuar se Roma e konsideron te ekzagjeruar, por ne anen tjeter, per Special One eshte hera e katert dhe do te thote se ka tashme 3 precedente perpara ketij rasti me ankesat e tij.

“I kerkoj falje arbitrit dhe e bera direkt pas ndeshjes sepse gabova me ato fjali”, tha portugezi pas ndeshjes Roma-Torino 1-1, por ne anen tjeter duket se ky mesazh ishte thjesht sa per te lare gojen pasi ai eshte gjithmone i tille me arbitrat dhe ka qene prej vitesh tashme keshtu ne fushen e blerte…

Siç raporton Il Messaggero, në fakt, drejtuesit verdhekuq vleresojne mundësinë për ta kundërshtuar kete skualifikim duke kërkuar përgjysmimin e penalitetit Nëse kjo kërkesë pranohet, Special One do të humbiste vetëm ndeshjen kundër kuqebluve të Thiago Motta-s.

Objektivi eshte qe ai te jete ne stol ne nje sfide shume venditmare ndaj Milanit ne San Siro, qe nuk ka qene kurre e lehte dhe gjithashtu ka pasur edhe polemika nga vete Special One. Te shohim se cfare vendimi do te merret ndaj tij nese behet apel!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *