Pas humbjes ndaj Interit, Gian Piero Gasperini u ankua para kamerave, duke vënë në dyshim projektin e Atalantës. Klubi i Bergamos ka mbetur i habitur nga deklaratat e trajnerit të tij, me të cilin së shpejti do të ketë një diskutim. Klubi vështirë se do të ndahet nga trajneri i tij por në janar disa lojtarë janë gati të largohen.
Atalanta ka nisur një projekt të ri, me fokus lojtarë të ndryshëm të rinj dhe ‘të vjetrit’ në këtë pjesë të parë të sezonit nuk kanë luajtur si në të shkuarën. Është e qartë se në sesionin e ardhshëm të tregut të transferimeve ata mund të përfaqësojnë mundësi.
Dy profile interesante, të cilët mund të ndihmojnë menjëherë, janë sigurisht Ruslan Malinovskyi dhe Luis Muriel. Ukrainasi dhe kolumbiani dukeshin gati për t’i thënë lamtumirë Bergamos që në verë. Ata të dy kanë kontrata që skadojne në qershor dhe kostoja ne janar nuk duhet të jetë e lartë.
Të dy Malinovskyi dhe Muriel mund të jenë gjithashtu të dobishëm për Milanin, për të fuqizuar një skuadër që shpesh lufton me lëndime të ndryshme. Por kujdes nga Juventusi qe është i interesuar për ish-lojtarin e Fiorentinës dhe Interi qe synon ukrainasin.