Mancini me fjalë të mëdha për Shqipërinë: Ja çfarë i thash Rejës në fund

Pas miqësores Shqipëri-Itali të përfuduar me rezultatin 1-3, trajneri i axurrëve, Roberto Mancini foli në SuperSport aty ku komplimentoi skuadrën kuqezi, teksa ndër të tjera u shpreh lidhur edhe me të ardhmen e mbrojtësit Leonardo Bonucci.

Përshtypja për skuadrën e Rejas? “Është një skuadër e mirë, e dinim këtë, Shqipëria bëri një ndeshje të mirë. Janë lojtarë të mirë, luajnë në Serie A, kanë kualitet, i bëj komplimenta. I kam bërë komplemente në fund Rejas se ishte një ndeshje e mirë dhe e falënderova që na ftuan. I falenderojmë që na ftuan për këtë miqësore”.

Kush zëvendëson Bonuccin? “Kemi mbrojtës të mirë, kemi lojtarë të ndryshëm. Bonucci është ende me ne dhe ka përvojën që na nevojitet”, u shpreh Mancini.

Nderkohe Ardian Ismajli është padyshim një nga kuqezinjtë më në formë, pasi po bën një performancë të shkëlqyer këtë sezon në Serinë A dhe mbrëmjen e sotme ishte pikërisht ai që shënoi golin e avantazhit momental të Shqipërisë në miqësoren ndaj Italisë.

Pas sfidës Ismalji u ndal para mikrofonit të SuperSport, ku tregoi emocionet e golit dhe falënderoi shokët e skuadrës për atë që dhanë në fushën e lojës.

A e prisnit një gol ndaj Italisë? Të them të drejtën kemi bërë një ndeshje të madhe, kemi luftuar deri në fund dhe kemi dhënë maksimumin, çka është e rëndësishme në futboll. E kam pritur golin të them të drejtën, pasi jam në formë të mirë dhe më vjen mirë që erdhi pikërisht mbrëmjen e sotme.

Çfarë ndodhi, që avantazhi u përmbys shumë shpejt? Pas golit na kapi pak euforia. Goli i parë i Italisë ishte pak me fat, ndërsa i dyti me kundërsulm. Me punë mund t’i shmangim këto gabime dhe të përmirësohemi edhe më shumë.

A mendoni se kjo ndeshje mund të jetë një kartolinë e Ismajlit për të ardhmen? E rëndësishme është që unë të punoj sa më shumë e të përmirësohem, pasi të gjithë të tjerat do të vijën vetë më pas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *