Lajm i keq për Milanin dhe tifozët e tij: gjatë pjesës së parë Shqipëri-Itali, Sandro Tonali pësoi një dëmtim të rëndë.
Mesfushori kuqezi u përplas keq pas një tentative me kokë. Sipas asaj që raporton RAI, duket se lëndimi është në shpatull dhe jo në kokë. Në çdo rast, ai sonte eshte duke bere analiza te metjeshme ne spital privat ne Tirane!
Tonali qëndroi i palëvizur në tokë për disa minuta, duke i lënë të gjithë në pezull dhe ne ankth… Roberto Mancini foli për gjendjen e Tonalit në fund të ndeshjes në mikrofonat e RAI-t: “Ishte i vetëdijshëm, mori një goditje të madhe. Eshtë duke bërë disa analiza, shpresoj të jetë mirë”.
Duke folur për Sky Sport në fund të ndeshjes Shqipëri-Itali, Peppe Di Stefano bëri një pasqyrë të kushteve të Sandro Tonalit: “Ai është më mirë. Në minutat e fundit të pjesës së parë ai bie në një përplasje ajrore dhe godet kokën, jo qafën dhe as shpatullen!
Lajmi i mire eshte se nuk i ka rënë kurrë të fikët, i dhemb shumë koka. Shkoi të bëjë disa analiza diagnostike në një klinikë private, por mesa kuptova djali është mirë, ka dhimbje koke të forta. Siç tha Mancini duhet të rikthehet me ekipin sonte me avion, por do te largohet nga grumbullimi dhe viti 2022 mbyllet qe tani”.
Edhe Pietro Mazzarra i Milannews ka kontaktuar direkt me stafin e Italise dhe ka mare njoftimin se “ekzaminimet e kryera sonte ne Tirane kane dhene rezultate negative dhe Tonali do te kthehet ne Itali me ekipin dhe sdo te kaloje naten ne Shqiperi”.
Kujtojme qe per Sandro Tonali sonte pati disa ovacione ne momentin e leximit e formacioneve dhe sigurisht qe kane ardhur nga tifoze te Milanit ne Air Albania Stadium, te cilet nder te tjera kane shprehur kore kunder Bonuccit dhe Donnarumma gjithashtu…