Leao, plani “B” kuqezi: Maldini nuk qëndron në vend! Mendon strategjinë “Maignan” me rastin Donnarumma

Një parenteze është e detyrueshme: Milani po bën gjithçka dhe do të vazhdojë të bëjë gjithçka për të arritur një marrëveshje me Rafael Leaon për rinovimin e kontratës së tij, e cila aktualisht skadon në vitin 2024. Klubi kuqezi është gati të bëjë një përpjekje të mëtejshme dhe të bëjë një ofertë të re të 7 milionë euro me bonuse.

Në atë moment topi do të kalojë në duart e portugezit që do të duhet të vendosë nëse do ta pranojë apo jo. “Leao dashuron Italine, italianet dhe Milanon! Ndryshe nga ajo qe ndodh ne Portugali. Kemi nje kontrate deri ne vitin 2024 dhe po meremi te gjitha. Nuk na interesojne Chelsea, Barcelona e Real Madrid tani”, tha babai i tij Antonio…

Por, jemi ende larg dhe ka distance! Sidomos sepse duhet zgjidhur lemshi me Sporting Lisbona. Nëse Leao refuzon rinovimin, skenari më i mundshëm është shitja në merkaton e verës së ardhshme, në mënyrë që të mos e humbasë atë falas vitin me pas, qe do te ishte nje gjakderdhje e madhe financiare…

Në rast lamtumire, Milani padyshim që do të duhet të gjejë një zëvendësues të denjë dhe një nga emrat që i pëlqen më shumë (nuk është i vetmi) është Noah Okafor, një sulmues i lindur në vitin 2000, të cilin kuqezinjtë e njohin mirë prej kohesh pasi janë takuar dy herë me Salzburgun në këtë Champions League (ai ka shënuar edhe në ndeshjen e parë në Austri).

Tifozët e Milanit tani do të mund ta admirojnë edhe në Kupën e Botës, ku ai do të dalë në fushë me fanellën e Zvicrës. Okafor po shfaqet këtë sezon, në të cilin deri më tani ka shënuar 10 gola në 22 ndeshje mes Bundesligës austriake dhe Champions League. Sulmuesi zviceran, i cili vlerësohet 35-40 milionë euro nga Salzburgu, tashmë ka tërhequr vëmendjen jo vetëm të Milanit…

Jane edhe klube të tjera angleze dhe gjermane qe jane te interesuara. Këtyre i shtohet edhe Interi që tashmë ka kërkuar informacion për lojtarin në të kaluarën. Do të shohim nëse ky interesim i thjeshtë do të kthehet në një negocim të vërtetë, gjithçka varet para së gjithash se si do të përfundojë telenovela e rinovimit të Rafael Leaos.

Milani preferon qe te mbaje profilin e ulet ende por nuk perjashtohet qe nese Leao vazhdon me tekat dhe shtyn diskutimet, Milani te shkoje te Salzburg dhe te gjeje nje akord paraprak qe do te materializohej me vone sic ndodhi me Mike Maignan te Lille. Pra, nje manover e detyruar per te gjetur direkt zevendesuesin pa pritur qe cmimet te rriten…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *