Demtim per Sandro Tonalin! Mesfushori i Milanit ka braktisuren fushen me barele teksa eshte mjekuar dhe derguar ne dhomat e zhveshjes se Air Albania Stadium. Kuqeziu fillimisht pesoi nje goditje ne ije dhe qendroi ne fushe por u ngrit ndersa me pas nje tjeter renie e keqe beri qe te hynte barela. Ishte Bare ai qe u perkul dhe Tonali nuk pati mbeshtetje duke rene ne toke keq…
Shqetesim te Milani duke ditur se mund te kemi nje demtim jo te vogel edhe pse shume do te mesohet ne vazhdim. Sandro Tonali ka pasur edhe veshtiresi ne frymemarrje dhe ka shqetesuar edhe shoket e ekipit qe kane pare skenen.
Miqesorja – Kombëtarja shqiptare sfidon sonte kampionët në fuqi të Europës, teksa tri ditë më vonë (19 nëntor) luan miqësoren e radhës në “Air Albania” kundër Armenisë. Kuqezinjte e Edi Rejes ne nje stadium te mbushur plot me 21 mije tifoze ne Air Albania Stadium, duan te tregojne vlerat e tyre…
Shqiperia ka kaluar ne avantazh me ane te Ismajlit. Nje krosim ne goditje denimi dhe top i forte aty ku mbrojtesi qe aktivizohet ne Serie A ka fluturuar dhe duket sikur ka kapur ashensorin duke goditur me koke dhe cuar topin aty ku Meret nuk mund te mberrije dot…
Italia ka barazuar shifrat direkt me ane te Di lorenzo. Kapiteni i Napolit ka perfituar nga krosim i bukur i Grifos dhe si nje sulmues zone ka devijuar ne rrjete teksa mbrojtja kuqezi eshte dukur totalisht e paperqendruar dhe Mihaj ka humbur futbollistin italian.
Italia ka vazhduar te sulmoje dhe duket se ka mare ne kontroll ndeshjen. Pasi Zaniolo me parabole ka tentuar te shenoje ndaj Berishas, duke gabuar, disa minuta me pas ishte sulmuesi i Freiburg Vincenzo Grifo ai qe ka gjetur golin e 1-2 me lehtesi te madhe. Permbysje per Italine.