Italia luan sot ndaj Shqipërisë, por mendjen e ka në Zvicër! Axurrët i dorëzojnë UEFA-s…

Italia luan sot në Tiranë ndeshjen miqësore ndaj Shqipërisë, por drejtuesit e Federatës Italiane e kanë pasur më shumë mendjen në Nion të Zvicrës.

Ata kanë dorëzuar sot atje dosjen për kandidaturën e tyre zyrtare për të zhvilluar një Kampionat Europian.Italia ka bërë gati projektin prej vitesh por nuk e ka dorëzuar atë sepse priste që të kishte më pak konkurrencë.

Kur u mësua se Anglia, Irlanda, Irlanda e Veriut, Skocia dhe Uellsi planifikojnë të zhvillojnë së bashku Euro 2028, atëherë italianët vendosën të fokusohen të Euro 2032.

Ata kanë dorëzuar sot dosjen pikërisht për këtë aktivitet, vendi organizator i të cilit do të zgjidhet në vitin 2023 nga Ekzekutivi i UEFA-s dhe ku rival tashmë kanë vetëm Turqinë.

Kjo e fundit ka prezantuar një dosje si për vitin 2028, ashtu edhe për vitin 2032, por mendohet se do të fokusohet më shumë për këtë të fundit, duke u kthyer në rivalin e Italisë.

Kujtojmë se miqësorja Shqipëri-Itali fillon në orën 20:45, do transmetohet në Supersport dhe TV Klan. Stadiumi do jetë i mbushur plot, pasi janë shitur gjithë biletat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *