Pas Theo Hernandez, Tomori, Tonali dhe Kalulu, Milani është gati të blindoje një tjetër element thelbësor të skuadrës së Stefano Piolit, pikërisht Ismael Bennacer, të cilit kontrata aktuale i skadon në vitin 2024. Kjo zgjatje kontrate është diskutuar prej javësh. Ka pasur momente negative dhe pengesa, por tani tymi i bardhë duket se është një hap larg.
MARRËVESHJE E SHPEJTE – Kjo u raportua mëngjesin e sotëm nga La Gazzetta dello Sport, duke shpjeguar se ka ende disa detaje për të zgjidhur, por është gjetur një marrëveshje e përgjithshme, aq sa drejtuesit kuqezi kanë besim se nënshkrimi i Bennacer mund të arrijë sa më shpejt në fund të vitit 2022.
Mesfushori algjerian do të rinovojë deri në vitin 2027 me një rritje të rëndësishme rroge: në këtë moment Ismael fiton 1.5 milionë euro në sezon, marrëveshja e re në vend të kësaj do t’i garantojë atij një pagë prej 4 milionë euro plus bonuse. Nje oferte e cila do te pranohej direkt nga agjenti Sisoko.
NJERI KYÇ – Kontrata aktuale përfshin gjithashtu një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, e cila mund të ushtrohet vetëm në verë dhe ekskluzivisht në pjesën e hershme të tregut të transferimeve (korrik). Mbetet ende për t’u parë nëse kjo klauzolë do të konfirmohet apo do të eliminohet në marrëveshjen e re.
Gjëja më e rëndësishme është padyshim rinovimi dhe qëndrueshmëria e Bennacer, i cili është një nga njerëzit kyç të Milanit. Pas lamtumirës së Kessie, algjeriani është bërë lider i mesfushës kuqezi dhe një element thelbësor i skuadrës së Piolit. Ne fakt, ai eshte i domosdoshem ne cdo aksion dhe manover te kuqezinjve.
Fillimisht i aktivizuar si mesfushor sulmues, më pas u perdor në shumë role të tjera në mesfushë. Në periudhën e tij te Empoli, ai filloi të luante si mesfushor krahu dhe, më vonë, në mesfusen me tre lojtare. Me ardhjen te Milani ndryshoi edhe me shume teksa tani mund te luaje si ne mesfushen me dy ashtu edhe me tre.