Debutimi zyrtar para 22 mijë shikuesve, ylli i Partizanit desh “shembi” stadiumin me veprimin e tij (VIDEO)

Debutimi me kombëtaren e Shqipërisë në ndeshje zyrtare (pasi ato ndaj Katarit dhe Arabisë Saudite nuk njihen nga FIFA) nuk harrohet kurrë, sidomos kur vjen nga një aventurë e gjatë dhe e lodhshme për të arritur majat! Po flasim për Xhuliano Skuka, sulmuesin e Partizanit…

Një karrierë në ngjitje dhe me gola. Fusha flet për të, ashtu si bëri edhe sonte, kur në fund të ndeshjes me agresivitetin dhe dëshirën për të shënuar ishte duke shembur Air Albania dhe tifozerinë kuqezi nëse ajo gjysmëroveshate do të ishte futur gol…

Në fakt, një kthesë e pabesueshme e Skukës që në Superligën shqiptare është duke bërë diferencën. Koha e duhur dhe goditja perfekte, por qendrore aty ku portieri i Italisë Meret i ka thënë jo, por askush nuk ia ka hequr duartrokitjet sulmuesit shtatlartë të Partizanit!

ROVESHATA E SKUKES – VIDEO

Shqipëria është mposhtur 1-3 nga Italia në miqësoren e zhvilluar në stadiumin Air Albania. Kuqezinjtë zhvilluan përgjithësisht një ndeshje të mirë, kur 2 traversa për pak sa nuk përfunduan në rrjetë.

Kombëtarja e nisi mjaft mirë sfidën teksa gjeti golin me Ismajlin i cili realizoi me kokë në minutën e 16′. Por vetëm 4 minuta zgjati avantazhi pasi Di Lorenzo realizoi lehtësisht brenda zonës. 5 minuta më vonë, italanët shënuan sërish këtë herë me sulmuesin e Freiburg, Grigo. Në pjesën e dytë ishte sërish Grifo ai që realizoi dhe golin e 3.

Ndërkohë, më 19 nëntor Shqipëria luan një tjetër miqësore këtë herë ndaj Armenise. Nje tjeter test ku Skuka sigurisht mund te beje diferencen dhe te gezoje me shume hapesira kete here…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *