Ferati fiton 11-metërsh pas kontaktit në zonë; Hamiti akordon penallti. Kastrati shndërron në gol penalltinë, barazohet sfida në Fadil Vokrri.SHIH PENALLTINE
Kosova pret Armeninë në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Sfida miqësore që fillon në orën 18:00, do të transmetohet në SuperSport 3. Trajneri francez i përfaqësueses dardane, Alain Giresse ka zgjedhur 11 lojtarët e formacionit.
Përfaqësuesja e “Dardanëve” ka zgjedhur që të grumbullojë lojtarët që luajnë në kampionatin kosovar, duke i lënë pushim futbollistët që luajnë në Europë.
Visar Bekaj (Tirana) do të luajë mes shtyllave, ndërsa mbrojtja do të formohet nga dyshja Jetmir Haliti (Mjallby) dhe Lumbardh Dellova (Ballkani), teksa në krahë janë zgjedhur Leard Sadriu (Mura) dhe Ilir Krasniqi (Llapi).
Treshja e mesfushës i është besuar Uran Bislimit (Lugano), Eris Abedinit (Winterthur) dhe Muharrem Jasharit (Drita). Në sulm janë përzgjedhur Valmir Veliu (Gaziantep), Agon Sadiku (Honka) dhe Lirim Kastrati (Mol Fehervar).
KOSOVA (4-3-3): Bekaj; Sadriu, Halili, Dellova, Krasniqi; Bislimi, Abedini, Jashari; Velium Sadiku, Kastrati. Trajner: Alain Giresse.