Ish-futbollisti i Kombëtares, Ansi Agolli thotë se trajneri ideal, do të ishte ai i cili do e dërgonte ekipin kuqezi në kampionatin e ardhshëm evropian.
Në një intervistë për Euronews Albania, Agolli u shpreh se është e rëndësishme që Kombëtarja të ketë një trajner me eksperiencë dhe që punon mirë taktikisht.
“Trajneri ideal është ai që e çon ekipin në Evropianin e ardhshëm. Që të kesh sukes, duhen shumë komponentë dhe një nga komponentët kryesorë është trjaneri.
Rruga më e mirë është që të kemi një trajner të mirë, të punojë taktikisht, të punojë sidomos me video. Është një specifik tjetër të jesh trajner i Kombëtares, duhet trajner me eksperiencë.
Ndoshta, këto vitet e fundit ka influencuar me këto trajnerë që janë pak të mëdhenj në moshë, por që kanë eksperiencë”, theksoi ai.
Ansi Agolli ka qenë një nga lojtarët kryesorë në suksesin e Kombëtares në Euro 2016, pas largimit të Lorik Canës, ai mori edhe shirtin e kapitenit.