Milan është ende i interesuar në arritjen e një marrëveshjeje për nënshkrimin e anësorit maroken Hakim Ziyech nga Chelsea sapo të rihapet dritarja e transferimeve ne janar edhe pse do te jete i gjithe dhjetori per te bere bisedime dhe vleresime.
Milani e mbylli një 2022 të suksesshëm me një fitore kundër Fiorentinës të dielën mbrëma në San Siro, duke i dhënë fund një viti që solli një Scudetto të parë në 11 vjet dhe një rikthim në fazen e 1/16 të Ligës së Kampionëve në mënyrën më të mirë të mundshme.
Tani që ka një pauzë të gjatë për shkak te Kupes se Botës, vëmendja është zhvendosur drejt spekulimeve të transferimeve përpara merkatos së janarit dhe nuk ka kaluar shumë kohë që emri i Ziyech të shfaqet sërish si objektiv, edhe pse ai nuk është zhdukur kurre vërtet.
Edicioni i sotëm i Tuttosport raporton se në janar marokeni mund të jetë një opsion që Paolo Maldini dhe Ricky Massara e eksplorojnë, duke pasur parasysh admirimin e tyre të gjatë për ish-lojtarin e Ajax.
Megjithatë, një largim te Milani në atë rol do të duhej te ishte i pashmangshem – pra ose Alexis Saelemaekers ose Junior Messias – përndryshe ardhja e Ziyech do të ishte ‘shumë e komplikuar’.