Pa Mike Maignan, jashtë për shkak të një dëmtimi të dyfishtë muskulor ne te dy pulpat, javët e fundit ishte Ciprian Tatarusanu ai që mbrojti portën e Milanit, por ai nuk bindi kurrë plotësisht. Rumuni ka bere paraqitje te mira por ofron ende pasiguri ne daljet e tij dhe sidomos kur duhet te organizoje mbrojtjen…
Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni dhe nuk pritet të rinovohet. Tatarusanu ka mundesi qe te transferohet falas ne nje skuader tjeter ne Serie A ose te shkoje ne Rumani, atdheun e tij, per vitet e fundit te karrieres. Natyrisht, edhe vjet, ai mbrojti porten kuqezi ne moment delikat dhe pasi Maignan u operua.
Dhe duke pare dy ndalesa ne dy sezonet e fundit, tashme eshte e qarte se Milani po mendon per nje zevendesues te denje. Kjo është raportuar mëngjesin e sotëm nga Tuttosport i cili shpjegon se zgjedhja duhet të bjerë mbi një lojtar italian që do të rikuperonte një vend në listën e Champions League.
Dhe ndër emrat që qarkullojnë me këmbëngulje më të madhe është ai i Marco Sprtiello, portier i lindur në vitin 1992, i cili aktualisht luan për Atalantën me të cilin ka grumbulluar 6 paraqitje në Serinë A 2022-2023.
Kontrata e tij me klubin e Bergamos skadon në qershor dhe për këtë arsye ai mund të zbresë në Milanello si një transferim i lirë. Profili i Sportiello është shumë i mirëpritur për drejtuesit e Milanit dhe në javët në vijim nuk përjashtohet që tashmë të ketë kontaktet e para me agjentin e tij Giuseppe Riso.