Superkupa e Dubait, entuziazëm dhe emocione: fjalët e Maldinit dhe Stylsvig!

Pjesëmarrja e Milanit në Superkupën e Dubait ka entuziazmuar tifozët e shumtë kuqezi, pasi së shpejti skuadra e tyre e preferuar do të përballet me klube të kalibrit të madh si Arsenali dhe Liverpool. Një test i madh në pauzën e gjatë të kampionateve. Të paktën do të mund të shijojmë akoma disa ndeshje të Djallit për të mos humbur besimin me emocione të mëdha.

Dhe në të njëjtën kohë kuqezinjtë që mbeten në klub do të mund të mbajne ritmin e lojës dhe të mos humbasin gjendjen e tyre. Siç njoftoi klubi i Milanit, Superkupa e Dubait do të nisë më 8 dhjetor dhe do të përfundojë më 16 dhjetor. Milani fillimisht do të angazhohet kundër Topçinjve të Arsenalit më 13 dhjetor, për të mbyllur më pas miniturnenë në datën 16 kundër Liverpoolit.

Tashmë ka filluar numërimi mbrapsht për këtë ngjarje madhështore, e cila do ta shohë Milanin të përgatitet në mënyrën më të mirë të mundshme për pjesën e dytë të sezonit. Paolo Maldini dhe Casper Stylsvig komentuan me entuziazëm të jashtëzakonshëm pjesëmarrjen e Djallit në Superkupën e Dubait.

Paolo Maldini, Drejtor Teknik dhe Casper Stylsvig, CRO i klubit folën për kanalet zyrtare të Milan. Më poshtë janë deklaratat e dy drejtuesve për praninë e kuqezinjve në Superkupën e Dubait:

Maldini – “Ne jemi të kënaqur që marrim pjesë në Superkupën e Dubait dhe përballemi me ekipe si Liverpool dhe Arsenal. Do të jenë sfida të rëndësishme dhe interesante për të na ndihmuar të përgatitemi për gjysmën e dytë të sezonit”.

Stylsvig – “Superkupa e ardhshme e Dubait do të emocionojë tifozët e shumtë të rajonit duke forcuar lidhjen me ngjyrat dhe markën kuqezi. Do të përfaqësojë një fazë emocionuese në një udhëtim të rëndësishëm në Dubai, ku ne synojmë të konsolidojmë zhvillimin dhe pozicionin ndërkombëtar të klubit në një treg kyç dhe strategjik komercial”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *