RMC SPORT | Franca debuton në Katar me Giroud titullar?!

Pikërisht një javë para debutimit të Francës në Botërorin e Katarit, nuk ka asnjë lajm të mirë nga terreni stërvitor i bluve.  Siç raporton RMC Sport, një revistë sportive franceze, “pas 15 minutash stervitje me Francen, Karim Benzema u largua nga fusha. Ai nuk e preku topin fare. 25 lojtarët e tjerë u stërvitën së bashku”.

Sulmuesi i Real Madridit, i rikuperuar nga lëndimi, nuk është i disponueshëm për Deschamps për momentin; në vend të tij, si titullar, avancon kandidatura e Giroud! Giroud, qe ka mare edhe numrin “9”, ate qe ka te Milani, dhe qe u therrit nga trajneri qe ndryshoi mendje pas paraqitjeve te sulmit kuqezi ne Serie A dhe ne Champions, eshte mese gati!

Sulmuesi ka nje objektiv te rendesishem: te udheheqe vendin e tij drejt nje Kupe Bote te dyte, pasi e fitoi ate ne vitin 2018, edhe pse nuk la gjurme me ndonje gol. Giroud eshte vetem 2 gola larg legjendes Thierry Henry si golashenuesi me i mire i historise se Frances dhe do te ishte nje shans i arte.

Vec kesaj, loja e Giroud ndihmon jashte mase edhe Mbappe. Ne fakt, vete Kylian pati thene pas Nations League se loja e Giroud si 9 i paster e ndihmon me shume per te gjetur hapesira dhe per te shenuar. “Kemi nje raport fantastik ne fushe. Olivier eshte nje sulmues i madh dhe menyra si luajme eshte efikase”, tha Mbappe…

Giroud deri tani ne Serie A ka shenuar kete sezon 5 gola ne 13 ndeshje dhe gjithashtu ka dhene 3 asist. Ndersa ne Champions League golat jane 4 dhe asist jane 2 ne 6 ndeshje te luajtura. Sulmuesi kuqezi po kalon nje super moment…

https://twitter.com/RMCsport/status/1592576709760532481?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1592576709760532481%7Ctwgr%5Eed648d2724bdb7342b35e2918b14d9d9ec3e840d%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.pianetamilan.it%2Fnews-milan%2Fultime-notizie%2Ffrancia-benzema-allenamento-a-parte-giroud-15-11-2022%2F

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *