Reja tallet keq me Conten: Skemën 3-5-2 e kam bërë që te Napoli ndërsa ai tani e quan inovacion

Shqipëria do të përballet me Italinë ditën e nesërme në orën 20:45 në stadiumin Air Albania. Miqësorja e luksit pritet me shumë interes teksa biletat janë shitur të gjitha dhe në Air Albania, plot 22 mijë tifozë do të ndjekin supersfidën. Në konferencën për shtyp para ndeshjes, foli trajneri Reja.

Ndeshja – Në një ndeshje të tillë përtej rezultati mua më intereson më shumë loja por këtë herë uroj që episodet të jenë në krahun tonë pasi në ndeshjet e fundit na kanë ndëshkuar.

Kjo ndehsje me Italinë ka rëndësi shumë të madhe dhe duhet të treojmë që kjo skuadër po rritet dhe të tregojmë që po bëjmë hapa para. Më vjen keq që disa lojtarë nuk janë pasi nuk janë lejuar nga klubet e tyre mirëpo kemi disa lojtarë të rinj që kanë bërë mirë në miqësoret e fudnit dhe shpresoj që do të tregojnë gjithcka në fushë për të rrëmbyer mundësinë e të tregojnë vlerat e tyre.

Skema dhe risitë ndaj Italisë – Lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës do të japin 100% dhe unë kam besim tek ata. Moduli do të jetë i njëjti pasi na jep garanci dhe siguri. Gjatë ndeshjes mund të ndryshojmë pasi i kemi lotarët por unë nuk shoh arsye për të ndryshuar. Formacioni mbetet për t’u parë pasi kemi shumë mungesa që do doja t’i kisha si Gjimshiti, Cikalleshi e të tjerë.

Duke shtuar dicka për modulin, e kam bërë edhe te Napoli me 3-5-2 duke pasur sukses ndërkohë që tani e përdorin Conte dhe Mancini duke u quajtur inovator ndërsa mua më thonin që nuk funksionon mirë skuadra. Me këtë rreshtim kam pasur rezultate të mira dikur dhe kam ikur larg. I kam bërë komplimenta Mancinit pasi ka gjetur ekuilibrin e duhur ekipi ashtu sic e kemi gjetur edhe ne.

Ju vjen keq që Italia nuk është në Botëror? – Sigurisht që Mancini është duke punuar për të ardhmen. U zhgënjeva që Italia nuk u kualifiku për disa episode, përmend dy penallti të humbura. Italia nuk e meritonte të përfundonte jashtë por Mancini e meriton të qëndrojë dhe jam i bindur që do të bëjë një punë shumë të mirë. Po merr disa të ri të cilët ka mundësi t’i provojë edhe ndaj nesh. Kam dëgjuar për një të ri shumë të talentuar si Pafudni apo të tjerë si Fagioli që do të japin shumë për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *