Pushimi i bekuar, Milani rikuperon “pjesët”! Situata e 5 prej tyre…

Pushimi për Botërorin, i cili do të zgjasë deri në fillim të janarit dhe vjen në kohën e duhur për Milanin, i cili është shfaqur mjaft i lodhur si fizikisht ashtu edhe mendërisht javët e fundit. Ky pushim do të jetë thelbësor jo vetëm për të rikuperuar energjinë, por edhe për të rikuperuar disa lojtarë të dëmtuar, mungesa e të cilëve është ndjerë veçanërisht në periudhën e fundit.

DREJT SALERNITANA- Siç raporton Tuttosport, Mike Maignan, i rikuperuar nga dy dëmtimet e muskujve, do të rikthehet në portë në ndeshjen që pret Milanin në rinisjen e kampionatit, më 4 janar në fushën e Salernitana. Mungesa e tij peshoi shumë, por për fat më e keqja tashmë është pas kraheve.

Portieri francez është shumë pranë rikuperimit të plotë dhe për këtë arsye do të jetë rregullisht në dispozicion të Piolit për ndeshjen jashtë fushe në Salerno. Për këtë sfidë, në skuadër do të rikthehen edhe Davide Calabria dhe Alexis Saelemaekers.

FLORENZI DHE IBRA – Do të duhet pak më shumë kohë për të parë në fushë Alessandro Florenzi, i cili iu nënshtrua një operacioni në tendinën proksimale të kofshës së majtë në fillim të shtatorit: mbrojtësi i krahut kuqezi eshte duke synuar sfiden e Champions League kundër Tottenham (ndeshja e parë 14 shkurt).

Më në fund, mbetet për t’u kuptuar se kur do ta shohim sërish në fushë Zlatan Ibrahimovic: të dielën menaxheri Paolo Maldini deklaroi se Milani e pret atë për ne janar. Do të shohim nëse ai mund të jetë tashmë i disponueshëm për Salernitana ose nëse do t’i duhen edhe disa ditë me shume per te qene gati!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *