Pavlina Mani ka sot ditëlindjen, ja sa vjeç mbush aktorja e dashur nga të gjithë

Ajo është padyshim një nga aktoret më fantastike që ka prodhuar kinematografia dhe teatri shqiptar. Ka lindur më 1948 dhe ka festuar ditëlindjen e saj të 74.

Po flasim për Pavlina Manin, aktorja qe për brezin pas ’90-ës mbahet mend per serialin e famshëm te filmit “Njerëz dhe fate”, ndërsa për artdashesit më të vjeter në moshë kujtohet veçanerisht për interpretimin e jashtëzakonshem në komedinë “Pallati 176”.

Por ku ndodhet ajo sot? Në “Njerëz dhe fate” ishte roli i fundit i aktores Pavlina Mani, e cila pas mbarimit të xhirimeve të serialit u largua së bashku me familjen e saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ajo jeton në Amerikë prej më shumë se 16 vitesh dhe pamja e saj ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë. Një vit më parë, akotjra humbi bashkëshortin e saj, dhe publiku shqiptar regjisorin e njohur, Pirro Mani.

“Pallati 176” ishte komedia më e famshme shqiptare e prodhuar në vitin 1986, me regjisorë Alfred Bualotin dhe Andon Qesarin. Në këtë komedi e cila vazhdon të pëlqehet edhe sot morën pjesë aktorë të njohur si Roland Trebicka, Violeta Manushi, Eva Alikaj, Gëzim Rudi, Ilir Bezhani, Pavlina Mani etj.

Kjo e fundit e cila kishte rolin e ‘mamasë së Elsës’ në komedi, prej vitesh, sot e shumë kohë më parë e tërhequr nga profesioni, jeton në Amerikë. Ajo kthehet hera herës në Tiranë dhe sa herë është këtu, media është gjithnjë e interesuar të di se çfarë bëhet me artisten që jeton larg vendit…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *