Nuri Seferi fantastik, mposht boksierin serb që e pròvòkòn me 3 gishtat (video)

Boksieri shqiptar Nuri Seferi është rikthyer në ring me lavdi. Boksieri shqiptar arriti të mundte boksierin nga Serbia, Dusan Krstin.

Grushtat e njëpasnjëshme nuk mund të përballoheshin nga Krstin, që u dorëzua në raundin e gjashtë. Ndeshja u zhvillua në Olten të Zvicrës, teksa serbi nuk mund ta duronte dot humbjen.

Teksa arbitri u bë gati të tregonte fituesin, Krstin tregonte gjatë gjithë kohës tre gishtat duke provokuar. Asnjë vlerë pasi Seferi diti t’i tregonte vendin.SHIH VIDEON

Nderkohe Nelson Hysa ka arritur që të fitojë ndeshjen e madhe që u zhvillua në Durrës. Boksieri shkodran arriti të mposht Danny Williams, njeriun i cili ishte ndeshur edhe Mike Tyson.

Nelson Hysa arriti të fitonte me vendim unanim të arbitrave kundër Danny Williams, të cilët me pikë kurorëzuan fituesin. Menjëherë pas kësaj përballje, boksieri britanik njoftoi zyrtarisht mbylljen e karrierës.

“Do të mundohemi që të vazhdojmë të sjellim ndeshje të mëdha në Shqipëri, serioze. Nuk do të vijnë më boksiera nga rruga në Shqipëri. Nuk do të iki më askush i mërzitur për shkak të një cilësie të dobeët të ndeshjes. Danny Williams mbylli përfundimisht karrierën pas kësaj ndeshje. Ishte i bindur se do të vinte dhe do të fitonte, për të vazhduar karrierën, por mesa duket nuk ia kishte dëgjuar mirë emrin Shqipërisë se këtu ka boksiera serioz”, tha Hysa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *