Vedat Muriqi ndodhet në formën më të mirë të karrierës në La Liga. Deri tani, sulmuesi shqiptar ka arritur të shënojë tetë gola, ndërsa më tepër se ky lojtar ka shënuar vetëm Lewandowski, 13 të tilla.
I ftuar në “Sport Show”, Muriqi është pyetur nga ana e gazetarit Arlind Sadiku nëse do ta pranonte një ftesë hipotetike nga Real Madridi.
Sulmuesi tregoi se kërkon të qëndrojë deri në fund të karrierës te Mallorca, por sigurisht nëse vjen një ftesë nga madrilenët: “Vetëm po të jesh i çmendur mund ta refuzosh”, u shpreh Muriqi.
Një temë më vetë është bërë në Spanjë është shëmtia e Vedat Muriqit. Kështu e cilësoi trajneri i Mallorcas, ndërsa sulmuesi shqiptar po e shfrytëzon jo pak këtë temë për të thithur vëmendje ndërkombëtare. Në një intervistë të fundit për “Sports Shoë”, Muriqi tregoi se kishte shumë oferta për dhëmbët e tij, por zgjodhi që të mos i ndryshonte.
“Trajneri më tha se isha i shëmtuar. Ai bën shumë humor, më pastaj biseduam bashkë dhe më tregoi se ishte batutë e tij. Unë e kuptova, kur më pyetën gazetarët, u shpreha se edhe trajneri im nuk është shumë i bukur. Unë nuk jam i bukur, por e quaj veten atraktiv.
Nuk dua të ndryshoj, kam pamje karakteristike. Ajo që më karakterizon janë dhëmbët. Kam pasur shumë oferta në Turqi dhe Spanjë për dhëmbët, që të bëja ndërhyrje si sponsor për ta. Unë zgjodha që të vazhdoj me këto dhëmbë pasi jam shumë i kënaqur, pavarësisht pamjes jo të mirë”, tha Muriqi.