Nje âksídênt rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 të qytetit të Durrësit. Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplâsúr me hyrjen e një dyqani që ndodhet pranë rrugës Hysen Myshketa në qytetin bregdetar.
Burime bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga një shtetase e cila duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në butikun e rrobave. Shtetasja ishte pa leje drejtimi.
Për fat të mirë nga përplâsjâ nuk ka persona të lënduâr. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Në fakt nuk është rasti i parë si ky pasi këmi dëgjuar dhe parë edhe shumë raste të tjera të ngjashme jo vetëm në Durrës por kudo në Shqipëri.
Aty ku njerëz që mund të jenë edhe pa patentë ose në gjendje të dehur përfundojnë bashkë me mjetin e tyre në dyqane, farmaci apo Fast-Food.
Mesa duket nuk ka gjë në botë që t’i ndrgjegjësojë shqiptarët të tregojnë kujdes në timon. Jo vetëm meshkujt, por edhe femrat në shumë raste dalin jashtë parashikimeve kur janë në timon.