Lille i tregon derën Zhegrovës! Tani e ka radhën Barcelona?

Talenti nuk do të thotë asgjë nuk ke përkushtim dhe të qëndrosh me këmbë në tokë. Rasti i Edon Zhegrovës është shembulli i pastër i lojtarëve shqiptarë, sa i përket modelit që nuk duhet të ndjekin.

Një futbollist me potencial të jashtëzakonshëm, por për shkak të sjelljes së gabuar dhe mungesës së punës, nuk i ka marrë asgjë karrierës së tij, nga pika ku mund të mbërrinte.

Së fundmi Zhegrova ishte pjesë e Lille në Ligue 1, por asnjëherë nuk ka qenë titullar i paprekshëm dhe sa herë i është dhënë mundësia në fushë nuk ka bërë asgjë.

Mediat në Francë raportojnë se lojtari është i mërzitur nga mënyra sesi po e trajtojnë dhe do të largohet në merkaton e janarit.

Fantazisti dardan nuk po gjen dot minuta në fushë me Lille. Kështu sipas Sport Fr ai dëshiron të largohet, përcjell Futbollikosovar.net.

Trajneri Fonseca duket se nuk do ta pengojë largimin e tij. Ai do ta lejojë që të largohet me kushtin që në sulm klubi t’ia garantojë një tjetër lojtar si përforcim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *