Kuzhinieri shqiptar që gatoi për Mel Gibson: Hante me duar dhe jo pirunj, la 800 dollarë bakshish

Kuzhunieri, Ardit Çurri ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e Re” për të diskutuar për standartet që duhet të kenë restorantet dhe ndau me publikun personazhet VIP që kanë frekuentuar restorantin e tij.

“Kam jetuar 18 vite në Itali dhe m’u deshën 10 vite për të marrë vendimin e hapjes së restorantit. Restoranti duhet të ketë standarde të larta shërbimi ose mos ndërtohet fare, ky ishte mendimi im parësor. ”

Duke ndërtuar këtë restorant dhe duke pasur këtë rregull në mendje, ai thotë se restorantin e tij e kanë konsideruar si vend të sigurt për t’u frekuentuar edhe personazhet e njohura.

“Aktori i njohur Mel Gibson ka vizituar restorantin tim, madje rezervimi ishte bërë muaj më parë vizitës. Ishte kënaqësi e madhe të gatuaje për të dhe miqtë e tij.

Nuk ndjeva stres, por kënaqësi dhe vlerësim për punën time. Ishte njeri shumë i thjeshtë në krahasim me personazhe të tjerë VIP, pasi nuk kërkoj të ulej në zonën VIP dhe as Menu Specifike. Madje para se të konsumonte ushqimin me thikë dhe pirunj, e konsumonte me duar. ”

Përsa i përket bakshishit, ai thotë se aktori la bashkish të madh për stafin. “I pëlqeu shumë shërbimi i stafit dhe i ka dhënë 800 dollarë bakshish”. /Ora News

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *