Klubi i jep lejen më në fund, Shqipëria “përforcohet” me “bishën” për sfidën ndaj Italisë

Myrto Uzuni, udhëtim “flash” nga Spanja për t’i ardhur në ndihmë Shqipërisë për përballjen miqësore me Italinë, që zhvillohet mbrëmjen e së mërkurës në “Air Albania”.

Sulmuesi kuqezi, pjesë e Granadës në La Liga2, ka mundur të marrë leje nga klubi i tij për të qenë pjesë e Kombëtares në këtë miqësore luksi.

Në fakt, Divizioni i Dytë në Spanjë nuk ndërpritet në këtë periudhë të Botërorit, por Uzuni i ka bindur drejtuesit e Granadës për t’u shkëputur për pak ditë, ndërsa në fundjavë do të jetë sërish në Spanjë, për ndeshjen me Albaceten më 18 nëntor.

Prania e Uzunit për ndeshjen miqësore me Italianë shton forcën e Shqipërisë në fazën e avancuar, pasi “bomberi” beratas po kalon një formë të shkëlqyer, teksa rezulton të jetë golashënuesi më i mirë i La Ligas 2 me 8 gola.

Sakaq, stafi teknik ka marrë përgjigje negative nga klubi i Atalantas për Berat Gjimshitin dhe nga Rajo Vajekano për Ivan Balliun me të dy lojtarët që do të mungojnë në këto miqësore.

Që të dy kanë pasur probleme fizike kohët e fundit dhe klubet shpresojnë të shfrytëzojnë këtë periudhë pauze që ata të rikuperohen plotësisht dhe të mos rrezikojnë dëmtime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *