Erjola Doçi: Djemtë veriorë i pëlqej se janë analfabetë, jam mësuar me mãlôkët

Disa muaj më parë bëri xhiron e rrjetit një deklaratë e Erjola Doçit. Gjatë një debati në rubrikën “Trotuar” në “E diell”, teksa po flitej për diferencat jug-veri, Erjola u shpreh se veriorët i pëlqen sepse sipas saj janë analfabetë.

“Unë i adhuroj veriorët se janë analfabetë të adhurueshëm se s’dinë të shkruajnë, të lexojnë…”, tha Erjola, e cila vetë është me origjinë nga Kukësi. Ndërkohë gjatë debatit ajo theksoi se veten e sheh të martuar vetëm me verior.

E ftuar së fundmi në “Expuls”, Erjola ka treguar se ka marrë kër cënime pas deklaratës. “Kam marrë kërcënime, ju vinte keq, thonin ti do ndonjë malok, por unë me malokë jam mësuar”, tha ajo.

Erjola foli për shumë detaje nga jeta e saj ku ndër të tjera, ka shkaktuar serish zhurmë në rrjet lidhur me faktin e shpenzimeve ekonomike në jetën e saj.

Sharka e ka pyetur Erjolën se sa lekë ajo harxhon realisht në muaj, pasi pak kohë më parë e ftuara është shprehur se vetëm 2 mijë euro në muaj i do kremëra për trurin.

Erjola Doçi:” Po të jap prap çmim…. (qesh) më shumë se aq! Varet, une ha dhe shumë. Gatuaj ha shumë, harxhoj shumë. Mbi 5 mijë euro ne muaj. 1 për ushqime, 2 për kremëra dhe tjera…?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *