Që Franck Kessie nuk është i lumtur te Barcelona ishte kuptuar prej disa kohësh. Mesfushori i Bregut te Fildishtë që u largua nga Milani në verë si transferim i lirë, në fakt nuk e ka gjetur fatin që shpresonte në Spanjë. Dukej se gjërat do të shkonin mirë, me Xavi Hernandez në rreshtin e parë që e donte atë në skuadrën e tij.
Realisht, trajneri spanjoll i ka rezervuar shumë pak hapësirë deri tani Franckut dhe jo rastësisht emri i tij po diskutohet tashmë në merkato. Në të vërtetë, një ndryshim i fanellës duket se nuk eshte aq i pamundur për muajin janar, nese gjerat nuk ndryshojne per mire…
Carlo Pellegatti, gazetari i njohur kuqezi, bëri të ditur se dëshira e parë e Kessie do të ishte rikthimi te kuqezinjtë. “Burime pranë agjentit të Franck Kessié më kanë thënë se lojtari do të donte të kthehej në Milano. Është një burim i imi, nuk ka asgjë të sigurt, por kjo është ajo që më vjen direkt nga Barcelona”, tha Pellegatti në videon e tij në YouTube.
Një lajm i bujshem, por siç nënvizoi gazetari, nuk ka siguri për vërtetësinë e lajmit. “Kur ai shkoi në Spanjë, më thanë se kishte zgjedhur Barcelonën po, por se Barcelona ishte skuadra më pak e përshtatshme për të për sa i përket lojës, mentaliteti blaugrana nuk vlerëson lojtarë si ai. Atje duan lojtarë me karakteristika të ndryshme”, vazhdoi Pellegatti.
Dhe me të vërtetë, ky vëzhgim eshte i drejte. Karakteristikat fizike, teknike dhe taktike të Franck Kessie duken vërtet të humbura në një ligë si LaLiga. Dhe është fusha që po e vërteton!
Gazetari kuqezi ka nënvizuar se sa shumë Franck e ka humbur rëndësinë e tij në Barcelonë. Tani ai konsiderohet si një nga të shumtët, ndërsa te Milani ishte një krenari e vërtetë e ekipit te Stefano Piolit. “Nëse këtu ai ishte mësuar të ishte President, atje ai konsiderohet ndoshta një nënsekretar, gjithmonë një pozicion i rëndësishëm sepse luan për Barcelonën, por nuk ka dyshim se është një pozicion më i ulët se ai i Presidentit. Ai nuk është një lojtar themelor dhe vuan nga kjo: kjo është arsyeja pse ky thashethem arriti tek unë”.
Së fundi, Carlo Pellegatti analizoi probabilitetet që Kessie të kthehet në Milano, të cilat aktualisht janë zero: “Deri më sot, hipoteza më duket shumë, shumë, shumë e largët. Dhe përdor një eufemizëm për të mos përdorur fjalën e pamundur edhe nëse në futboll, veçanërisht në merkato, nuk ka asgjë të pamundur.
Unë besoj se Milani e konsideron kapitullin e Kessié të mbyllur në këtë moment. Ndoshta është një gjë e ndërsjellë, por nuk mendoj se Milani ka me raporte me Atangana, agjentin e Franck Kessié. E dimë mirë se sa janë prishur marrëdhëniet në periudhën e fundit…”.