Në skuadrën aktuale të Milanit do të jenë 7 lojtarë që do të marrin pjesë në Botërorin Katar 2022, kampionatin botëror i cili do të nisë zyrtarisht të dielën e ardhshme në vendin arab.
Numri i kuqezinjve të thirrur mund të ishte më i madh. Kjo do të thotë, nëse Maignan dhe Tomori do të ishin marre nga kombetaret e tyre përkatëse. Por edhe nëse një lojtar i Milanit, titullar i skuadrës së Piolit, nuk do t’i kishte thënë jo thirrjes.
Po flasim për Brahim Diaz. Numri 10 i Milan mund të shkojë të luajë Kupën e Botës, e para në karrierën e tij, duke filluar javën e ardhshme. Por jo me kombëtaren spanjolle. Fakti është se Brahim Diaz, siç sugjeron emri, ka qartë origjinën marokene. Babai i futbollistit është maroken dhe për këtë arsye lojtari i Milanit zoteron edhe pasaportën e vendit të Afrikës Veriore.
Vetë kombëtarja e Marokut u përpoq ta bindë, siç shkruan Gazzetta dello Sport, Brahim Diaz që t’i bashkohet ekspeditës Botërore. Një ‘kalim” në kombëtare që FIFA e lejon.
Në fakt, Diaz ka vetëm një ndeshje zyrtare me Spanjën dhe rregulloret e reja parashikojnë që ai mund të veshë fanellën e një përzgjedhjeje tjetër, pasaportën e së cilës ka. Maroku u përpoq të përfitonte nga rasti, por Brahim me mirësjellje e hodhi poshtë hipotezën.
Nuk do te luajë Botërorin me fanellën marokene (ai do të kishte luajtur përkrah kampionëve si Hakimi apo Ziyech). Arsyeja? Ëndrra e Diazit është ende Spanja, kombëtarja e tij e origjinës dhe në të ardhmen të jetë pjesë e Furise së Kuqe. Një vendim i sinqertë për t’u respektuar.