A do zëvendësojë Gridën në Parlament apo do vazhdojë me Përputhen? Ori Nebiaj vendos më në fund

Një rrokadë e mirëfilltë ka ndodhur tashmë mes Partisë Demokratike dhe televizionit Top Channel. Ndërkohë që Grida Duma la PD-në dhe vendosi të shkojë si moderatore në këtë televizion, nga burimet mësohet se Ori Nebiaj ka vendosur që të lerë emisionin që drejtonte aty për të shkuar në PD duke pranuar mandatin e deputetes.

Mësohet se Nebijaj sapo ka firmosur formularin e pranimit të mandatit në KQZ dhe tashmë do të marrë vendin e Grida Dumës, e cila nisi mbrëmë emisionin në këtë televizion.

Moderatorja, e cila aktualisht drejton emisionin “Përputhen” do të zëvendësojë kështu në listën e Partisë Demokratike në Tiranë, Grida Dumën që u dorëhoq javen e kaluar.

Nebijaj kandidoi më 25 prill në qarkun e Tiranës, ku mori 5606 vota preferenciale. Nebiaj ishte renditur e 18 në listën e PD-së, por pas rirenditjes në bazë të votave preferenciale ajo u ngjit një vend më sipër. Ende nuk dihet nëse do ta ndërpresë rrugëtimin në TV për t’ju përkushtuar politikës.

Ashtu si dhe u bë me dije disa ditë më parë nga Lori Hoxha, ish-deputetja Grida Duma, këtë të hënë startojë emisionin e saj “Top Story” në Top Channel.

Kujtojmë se Duma la mandatin e deputetit javën që lamë pas, teksa u shpreh se ky vendim u mor pas një reflektimi të gjatë. Grida Duma ishte deputete e PD, ajo shërbeu si Zëvendës Ministre e Integrimit Evropian në kabinetin Berisha në vitet 2011–2013.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *