Policia e Shtetit njofton se nesër, më datë 16 nëntor, hapen aplikimet për 300 vende në shkollën e Policisë, për të gjithë kandidatët e interesuar për “Patrullë të Përgjithshme”. Ato do të jenë të hapura deri më datë 30 dhjetor 2022.
Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë drejtorisë vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm. Në njoftimin zyrtar janë listuar disa kritere që duhet të përmbushin kandidatët dhe mes tyre bie në sy rregulli se efektivët nuk duhet të kenë tatuazhe në krahë, në pjesët e dukshme nga uniforma verore.
HAPEN APLIKIMET PËR 300 VENDE NË SHKOLLËN BAZË TË POLICISË, PËR “PATRULLË TË PËRGJITHSHME” Në datën 16 nëntor 2022 hapet procesi i aplikimeve për të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në shkollën bazë të Policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.
Kuotat e pranimit në Kolegjin Profesional të Formimit Policor, në Akademinë e Sigurisë, janë 300, të ndara sipas nevojave organike të drejtorive vendore të Policisë.
Aplikimet do të jenë të hapura deri në datën 30.12.2022. Dokumentacioni duhet të dorëzohet pranë drejtorisë vendore të Policisë, ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.
Në përfundim të të gjitha fazave të konkurrimit, 300 kursantët që do të rezultojnë fitues në listën e qarkut ku kanë aplikuar, bazuar në kuotat e vendosura për çdo qark, do të ndjekin studimet për “Patrullë të Përgjithshme”, në Akademinë e Sigurisë.