Roma është përballur kundër Torinos, në ndeshjen e përfunduar në shifrat 1-1. Nga minuta e parë e nisi te miqtë edhe Mërgim Vojvoda.
Ky i fundit u ndërrua pas 30 minutash loje. Nuk ishte një zgjedhje e detyruar apo dëmtim, ishte vendim taktik i trajnerit. Menjëherë pas ndeshjes, Juric u shpreh se nuk e pëlqeu Vojvodën për asgjë në fushë.
Trajneri Juric deklaroi hapur se ky zëvendësim ishte teknik. “Po, ishte zëvendësim teknik. Hiç s’më ka pëlqyer”, tha ai.
Ndërkohë shqiptari tjetër i Torinos, Etrit Berisha, vazhdon të ngrohë stolin dhe këtë sezon nuk ka patur fare minuta në dispozicion.
Moment të mirë s’po kalon as Marash Kumbulla, i cili ka humbur besimin e portugezit Jose Mourinho dhe në janar me shuëm gjasa do largohet diku tjetër.
Dhe është pikërisht Ivan Juric që e pret me krahëhapur te Torino, pasi e njeh mjaft mirë që nga koha kur e drejtonte te Verona.